13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pajisjet dimërore në makina, Policia e Tetovës ka shqiptuar 210 gjoba

SPB njofton se që nga hyrja në fuqi e detyrimit ligjor për përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në komunikacion (më 15 nëntor të vitit të kaluar) deri më sot (29-janar) në zonën e gjerë të Tetovës janë shqiptuar gjithsej 162 masa, kurse në rajonin e Gostivarit 48 masa.

Nga SPB thonë se ngasësit të cilët gjatë kësaj periudhe nuk i kanë pasur pajisjet e parapara në automjetet e tyre të pasagjerëve apo ngarkuese u janë shqiptuar parashtresat e parapara me gjobë prej 45 euro në kundërvlerë në denarë.

“Aktivitetet e kontrollit të këtij plani do të vazhdojnë me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë deri më 15 mars të këtij viti, kohë deri në të cilën do të aplikohet detyrimi ligjorë i pajisjeve dimërore dhe do të sanksionohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e mjeteve që nuk do të respektojnë detyrimin”.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë përsërit apelin për drejtuesit e automjeteve, e mbi të gjitha për ata që planifikojnë të udhëtojnë në Kodrën e Diellit, Strazhë apo Mavrovë, që të kenë domosdoshmërisht pajisjet e nevojshme, me të cilat drejtë për së drejti do të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përgjithshme në komunikacionin në rajon. Po ashtu, këshillohet që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, dhe ata që do të lëvizin përgjatë luginës së Radikës të jenë të vetëdijshëm për rrëshqitje të mundshme të shkëmbinjve, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit, kur paraqitet ngricave në korsitë e trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.

Të fundit