01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pamje të rënda! Dy nxënës të vdekur nga 20 të shtënat me armë jashtë një shkolle të Çikagos

Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u plagosën për vdekje të premten nga persona të armatosur në Çikago të SHBA.

Ndërsa po dilnin nga shkolla me katër shokë të tjerë të klasës, pranë tyre u ndalën dy makina dhe personat me kapuç dolën dhe hapën zjarr ndaj tyre, sipas raportimit të gazetës Chicago Tribune.

Dëshmitarët okularë thanë se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një oficer policie që mbërriti më vonë në vendngjarje e quajti atë një “pritë vdekjeje”. Sipas Channel3 Noë, studentët u identifikuan si 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.

Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.Top Channel

 

 

Të fundit