22/07/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet nëpër botë”. Ky është lajmi i mirë që sjell Organizata Botërore e Shëndetësisë

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet nëpër botë”. Ky është lajmi i mirë që sjell Organizata Botërore e Shëndetësisë pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me situatën e krijuar. OBSH e jep këtë konkluzion pas krahasimit të të dhënave për rastet e reja dhe vde kshmërinë javë pas jave. Situata paraqitet më e përmirësuar sidomos në kontinentin amerikan.

Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë vik tima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse. Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor. Deri më tani numri I të ifektuarve ka shkuar në rreth 24 milionë nga ku 16.5 milionë janë shëruar, ndersa fatkeqësisht rreth 820 mijë kanë ndërruar jetë.

Të fundit