Në rrjetet sociale është përhapur informacion se gjoja një i arrestuar është derguar të testohet nga koronavirusi.
“Ka të dhëna, se të paktën 2 të burgosur,janë te infektuar me koronavirus në burgun e Idrizovës, dhe se mbahën në pjesë të ndara brenda burgut, institucionet shtetërore dhe të burgut e mbajnë të fshehur nga opinioni.
Ne bëjmë thirrje, dhe u kërkojmë institucionëve kompetente që urgjentisht të reagojnë, dhe mos të lejohët përhapja e këtij virusi, duke rrezikuar jetët e neve tjerëve që gjendëmi në këtë burg”, shkruhet në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe një fotografi.
Mirëpo Autoritetet zyrtarisht thonë se për momentin nuk ka raste të tilla.