12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panotë reklamuese dhe bilbordet “okupohen” nga partitë politike

Nëse ndonjë parti politike, koalicion apo ndonjë kandidat i pavarur nuk e shfrytëzon përqindjen e përgjithshme për qiramarrje atëherë edhe kandidatët e pavarur kanë të drejtë për qiramarrjen e këtyre lokacioneve.

“Partia politike apo koalicioni i cili nuk do ta shfrytëzojë përqindjen e përgjithshme për marrjen me qira të panove reklamuese dhe bilbordeve apo lokacioneve obligohet ta njoftojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për këtë. KSHZ në një procedurë shtesë do t’i shpërndajë panotë e pashfrytëzuara reklamuese dhe bilbordet apo lokacionet për partitë e tjera politike apo koalicionet në pajtim me nenin 78-a të Kodit Zgjedhor”, thuhet në Udhëzim.

Më 18 qershor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u zbatua short për ndarjen e lokacioneve të panove reklamuese dhe bilbordeve.

Përveç këtyre opsioneve për reklamim politik, partive në periudhën zgjedhore në dispozicion u qëndron opsioni për reklamim të paguar politik. shk/

Të fundit