27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paraburgim për 14 persona të dyshuar për shitje të paautorizuar të drogës dhe armëve

Gjykata themelore penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve për 14 pjesëtarë të dyshuar të grupeve kriminele për shitje të paautorizuar të drogës dhe armëve. NJjërit person, për shkak të gjendjes shëndetësore, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, përderisa për tre personat e tjerë të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, paraburgimi i cili do të kryhet nga momenti i gjetjes së tyre, do të caktohet sot.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar të cilët pas procedurës hetimore prej disa muajve dje u privuan nga liria.

Në pajtim me dispozitat e Kodit penal, kryesit e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” do të përballen me dënimin me burg prej së paku pesë viteve, përderisa për veprën penale “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë apo materie shpërthyese” është paraparë dënimi me burg prej së paku tetë viteve.

Të fundit