Të tjera lajme

Parku Kombëtar me shteg edukativ për fëmijët

Me rastin e Ditës Botërore të Pyjeve dhe Ditës Botërore të Ujit, Parku Kombëtar Mali Sharr a ka promovuar sot shtegun e ri edukativ për fëmijë të quajtur “Eksploroni pyllin”.Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, ka pritur nxënësit të cilët sipas tij do të mund të njihen me biodiversitetin në Malin Sharr. Më pas nxënësit do të mbjellin pemë me emrin e tyre dhe do të mund të ndjekin rritjen e tij në vitet në vazhdim.
Në ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare “Global Conservation” ka dhënë mbështetje për formimin e shtegut në objektin e parkut kombëtar.Sipas përfaqësuesve të tyre, është e rëndësishme që fëmijët të kenë të zhvilluar vetëdijen për ruajtjen e natyrës.
Mustafa Gylen, Global Conservation Parku Kombëtar dhe organizata ndërkombëtare “Global Conservation do të bashkëpunojnë edhe në projekte të tjera. TV KOHA

Të fundit