12/07/2024
32.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

PDSH: Mbetemi me Frontin Evropian

Partia Demokratike Shqiptare dje në Tetovë e mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku u diskutua situata aktuale politike në vend dhe me vota unanime nga të gjithë kuvendarët e pranishëm siç njoftohet janë sjellë këto konkluza:

1. Edhe pse me epilogun e zgjedhjeve parlamentare u delegjitimua vullneti politik i shqiptareve në RMV, u nënçmua përfaqësimi në pushtetin ekzekutiv si asnjëherë më parë dhe me këtë u vu në pikëpyetje organizimi politik i shqiptarëve në këtë shtet, PDSh-ja aktivitetin e mëtutjeshëm politik do ta zhvillojë si opozitë konstruktive, në mënyrë që të vazhdojë të përkujdeset për interesat strategjike kombëtare.

2. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit dhe nga situata e rëndë politike në vend, mendojmë se Fronti Evropian mbetet i vetmi koalicion shqiptar legjitim – mbrojtës i interesave dhe i të drejtave të shqiptarëve, andaj PDSH si partia më e vjeter, e dëshmuar për avancimin e pozitës dhe të të drejtave të shqiptarëve, do të vazhdojë bashkëpunimin me Frontin Evropian.

3. Të gjithë treguesit relevantë për ardhmërinë politike të vendit, flasin se situata lidhur me rrugën eurointegruese është e rëndë, prandaj PDSH do të ndjek zhvillimet me shumë kujdes.

Të fundit