19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Kërkesa e Sofjes është skandaloze

Presidenti Stevo Pendarovski e cilësoi si skandaloze kërkesën e Sofjes për pjesëmarrje në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit, pasi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Milkov dje tha se Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe u konsultua në procedurën për regjistrimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pas së cilës MPJ-ja e Maqedonisë doli me reagim se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e vendit, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në BE.

“Kërkesa nga Sofja është skandaloze. As pushtuesit nuk bëjnë kërkesa të tilla ndaj vendeve, territoreve apo shteteve që i pushtojnë. Në shekullin 21 është absurde e papërshtatshme të kërkosh të ndërhysh në proceset e brendshme politike dhe kushtetuese-ligjore të çdo vendi. Dhe mendoj se në këtë kuptim përgjigja jonë e djeshme përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte e saktë”, është vendimtar Pendarovski.

Osmani: Për disa muaj do ta kemi kryeministrin shqiptar – Gazeta Express
Pendarovski thotë se koncepti rreth shumicës dhe pakicave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tejkaluar, ky debat është tejkaluar dhe ka përfunduar me Marrëveshjen kornizë të vitit 2001.

“Edhe në ish Jugosllavi nuk e kemi përdorur asnjëherë termin “pakica kombëtare”, por ka pasur “kombe” dhe “kombësi”. Pse? Për të mos ofenduar askën që jeton këtu dhe është si numër më i vogël se shumica e njerëzve. Mendoj se ky është një debat i pavend dhe nuk duhet të humbim kohë për këtë”, tha Pendarovski.

Në lidhje me atë se a propozon përfaqësues në grupin punues për ndryshime në Kushtetutë, ai thotë se pjesë e atij grupi të ekspertëve punues do të jetë edhe profesori nga Fakulteti Juridik, Aleksandar Spasovski, i cili është këshilltar i tij juridik. Në lidhje me kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takimin e liderëve dhe nëse ai do ta organizojë, tha se ai në parim gjithmonë i ka realizuar ato takime, nëse ka pasur pëlqim nga të dyja palët e supozuara. “Deri në këtë moment për propozimin kroat nuk ka pëlqim nga palët tjera të supozuara”, theksoi Pendarovski.

Të fundit