15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski të mërkurën mirëpret presidenten e Kosovës

Presidenti Stevo Pendarovski, të mërkurën do të presë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidentja Osmani-Sadriu do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, e më pas do të ketë takim kokë më kokë të presidentëve Pendarovski dhe Osmani-Sadriu dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të fundit