03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Penov: Çdo i katërti qytetar dyshon për korrupsion në funksionimin e vetëqeverisjes lokale

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në një panel diskutimi mbi “Bujqësinë dhe zhvillimin e balancuar rajonal – mundësitë dhe perspektivat e BE-së”, ka theksuar se ndonëse çdo i katërti qytetar ka perceptime ose dyshime për korrupsion në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, prioriteti kryesor i këtij viti do të jetë forcimi i kapaciteteve të komunave. Ministri ka përmendur se hulumtimet e rregullta kanë treguar rritje të pakënaqësisë së qytetarëve me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, veçanërisht në nivelin e komunave dhe punën e kryetarëve të tyre.

“Prioritet i këtij viti do të jetë forcimi i kapaciteteve të komunave, si në aspektin administrativ ashtu edhe financiar, në mënyrë që ato të përfshihen në mënyrë më aktive dhe cilësore në kënaqjen e shërbimeve të qytetarëve. Hulumtimet e rregullta kanë treguar se ka një tendencë të rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, në radhë të parë komunat dhe punën e kryetarëve të komunave. Megjithatë, më shqetësuesi është fakti se çdo i katërti qytetar percepton apo dyshon për korrupsion në funksionimin e vetëqeverisjes lokale. Këto dy sfida mund t’i tejkalojmë duke forcuar kapacitetet administrative të komunave, por jo vetëm përmes seminareve dhe këshillimeve për punonjësit, por edhe përmes edukimit real dhe madje edhe dhënies së ndihmës në punësimin dhe mbajtjen e stafit të caktuar”, theksoi Penov.

Penov gjithashtu ka theksuar sfidat që lidhen me urbanizmin dhe ndërtimet pa leje në disa komuna. Ai ka bërë të ditur se, megjithëse urbanizmi është i decentralizuar, numri i ndërtimeve pa leje vazhdimisht rritet, dhe disa komuna ende nuk kanë inspektorë ndërtimi. Ministri ka theksuar nevojën për përmirësim në këtë fushë, duke përmendur se disa komuna, përfshirë Komunën e Çairit dhe Komunën e Radovishit, nuk kanë të punësuar inspektorë ndërtimi.

Për të adresuar këto sfida, ministri Penov ka propozuar forcimin e kapaciteteve administrative përmes metodash edukimi dhe ndihmës në punësimin dhe mbajtjen e stafit të caktuar. Kjo, sipas tij, do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave të perceptuara dhe dyshimeve të qytetarëve në lidhje me korrupsionin në vetëqeverisjen lokale/lajmpress./

Të fundit