05/05/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për Erdoganin Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit është “e pavlerë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e quajti “të pavlerë” Marrëveshjen e fundit detare midis Greqisë dhe Egjiptit mbi zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor.

“Kjo marrëveshje midis Greqisë dhe Egjiptit nuk ka asnjë vlerë,” tha presidenti turk në një prononcim për gazetarët në Stamboll, duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime me ata që nuk kanë të drejta veçanërisht në juridiksionet detare..

Egjipti dje njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Greqinë për përcaktimin e juridiksioneve detare midis dy vendeve në Mesdheun Lindor.

Ministria e Jashtme turke reagoi ndaj “të ashtuquajturës marrëveshje” në një deklaratë, duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të ndërsjellë dhe se marrëveshja është “e pavlefshme” për Ankaranë.

Ministria shtoi se zona e demarkuar në marrëveshje gjendet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është raportuar nga Ankaraja në OKB.

Erdogan tha se Turqia kishte ndaluar eksplorimin e ujërave të debatuara me kërkesë të kancelares gjermane Angela Merkel. Athina e konsideron qëndrimin e Turqisë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Erdogan tha mbrëmë se ata menjëherë rifilluan aktivitetet e tyre kërkimore.

Ndërkaq, në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në Portin e Bejrutit më 4 gusht, Erdogani tha se Turqia po ndjek nga me kujdes informacionet e ofruara nga zyrtarët dhe shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të jetë pranë Libanit dhe popullit të tij.

“Do të jemi pranë Libanit me çdo gjë që kemi në duar. Do të jemi pranë Bejrutit dhe pranë popullit libanez”, theksoi presidenti turk.

Ai tha se në lidhje me incidentin ka biseduar me homologun e tij nga Libani, Mishel Aun. mb/

Të fundit