11/05/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për funksionarët pranvera filloi më 1 mars, pagat e tyre rriten sërish!

Lirshëm mund të themi që për funksionarët e vendit pranvera filloi këtë vit më herët, sepse çelën lulet në llogarit e tyre bankare pasi me të hyrë në muajin mars pagat e tyre janë rritur. Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut nga dje do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga dje  rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro. Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total. E për më keq se kaq me fillim të këtij viti pagat e funksionarëve rriten edhe për 400 euro. Edhe pse ministri Financave, Fatmir Besimi, tha që nuk do të ketë rritje mbetet të shihet sepse vetëm tu besohet është e vështirë, shkruan Zhurnal.

Pagat e funksionarëve në qiell, jeta e qytetarëve përtokë –

Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut nga dje do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga dje  rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro.

Nëse ai është në një nga komisionet parlamentare, dhe nuk ka deputet që nuk është, atëherë paga e tij do të shkojë në, të themi, 129.000 denarë mbi 2100 euro. Kryeministrit Talat Xhaferi do t’i paguhen 157.000 denarë neto apo mbi 2500 euro në muajin mars. Por kjo është vetëm paga bazë. Nëse ai ka, për shembull, 15 vjet përvojë të mëparshme, do t’i paguajmë pak më pak se 12.000 denarë, që do të thotë se paga e tij do të shkojë në rreth 170.000 denarë ose mbi 2.700 euro.

Dje deputetët miratuan ligjin me të cilin u ulën koeficientët e pagave sepse në të kundërt paga e kryeministrit dhe presidentit do të arrinte 3500 euro në muaj. Me ndryshimet e djeshme zyrtarët kanë marrë “vetëm” rritje prej 2000 denarë në pagat më të larta dhe rreth 1000 denarë në pagat më të ulëta.

Përderisa pagat e funksionarëve nuk dinë të ndalur dhe kanë arritur majat, jeta e qytetarëve sa shkon e vështirësohet më shumë. Me fjalë të tjera pagat e funksionarëve kanë arritur në qiell përderisa në të njëjtën nën qiell jetojnë edhe qytetarët standardi i tyre ka rënë përtokë. Për funksionarët ka pasur rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.

Pagat e funksionarëve vazhdojnë të rriten –

Rritja prej 78% e pagave të funksionarëve siduket ka qenë e pamjaftueshme prandaj me të hyrë në vitin 2024 pagat e funksionarëve janë rritur edhe për më shumë se 400 euro, që i bie se vetëm rritja e pagës së funksionarëve e kalon sasinë e pagës minimale për qytetarët.

Me këtë rritje funksionarët kanë nënçmuar pagën minimale dhe kanë treguar nga ana tjetër pasqyrë reale të pagës minimale që sa vlerë mund të ketë që me një rritje për ata normale muajt në vijim do të marrin më shumë 400 euro. Përderisa qytetarët përballen me vështirës të shumta në përballimin e çmimeve të larta funksionarët apo të zgjedhurit e këtij populli do të marrin diku 2.500 euro paga mujore.

Dhe, nga kjo kuptohet qartësisht se për çfarë brengosen politikanët tanë, a e kanë hallin e qytetarëve apo hallin e tyre si për tu pasuruar brenda natës, tashmë edhe në mënyrë ligjore para qytetarëve të varfër marrin paga të majme nga buxheti i shtetit i cili mbushet nga xhepat e zbraztë e të shqyer të qytetarëve.

Përderisa është rikthyer vala e protestave sindikata të shumta janë ngritur në këmbë dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta e status më të dinjitetshëm, kryeministri i vendit vjen me paralajmërime që pagat e funksionarëve nuk do të ulen, e më keq se kaq janë rritur për 400 euro. Ndryshe, pagat e funksionarëve kanë rezultuar me rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.

Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total.

Kujtojmë që, rritja e pagave prej 78% është veprimi më skandaloz dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë. /Zhurnal.mk

Të fundit