Bashkësia Fetare Islame sivjet nuk do të organizojë shkuarje në Haxh pas paralajmërimeve se Arabia Saudite do të pranojë numër të kufizuar të besimtarëve. Në kumtesën e riasetit të cilën e nënshkroi u.d. reisi Shaqir efendi Fetahu theksohet se arsyet janë rrezik nga Kovid-19 dhe kufizimet të cilat i vendosi Arabia Saudite.
Në fjalimin deri tek besimtarët, theksohet se BFI-ja si institucion i vetëm i autorizuar për organizimin e Haxhit, vendimin e ka sjell në bazë të Dekretit të Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite.
“Besimtarë të nderuar, në bazë të vendimit të sjellë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me keqardhje ju informojmë se këtë vit shkuarja në Haxh është anuluar si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë Kovid-19. Në bazë të vendimit të autoriteteve në Arabinë Saudite dhe duke i marrë parasysh mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë Riaseti i BFI-së si trup legjitim për organizimin e kushtit të pestë islam – Haxhi, nuk do ta zbatojë procedurën për Haxhi për vitin 1441/2020”, qëndron në kumtesë. zgm/fb/