Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Durrës përfundoi edicioni i 21-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “ Durrësi 2026”. Fituesi doli ekipi i Durrësit para Arbëreshëve të Zarës , Tetova doli në vendin e tretë. Edicioni i 22-të mbahet në Pejë.
Një ditë plot emocione, energji pozitive dhe ndeshje të bukura sportive, ku ekipet pjesëmarrëse treguan talent, disiplinë dhe shpirt gare.
Atmosferë festive u vërejt sidomos në mbylljen e këtij Turneu kur u ndanë trofetë, medaljet dhe mirënjohjet për më të mirët.
Kampion doli Durrësi, vendi i dytë i takoi Arbëreshëve të Zarës, vendi i tretë i takoi Tetovës, ndërsa ekipi më i disiplinuar u shpall Ulqini.
Lojtar më i mirë i këtij turneu u shpall Matijas Memeti i Durrësit, portieri më mirë ishte Luka Zelençiç i Arbëreshëve të Zarës, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Leard Salihi i Tetovës.
Pas përfundimit të turneut Koordinatori i qytetit organizator, Eduard Salillari, për TV Koha deklaroi;
‘’Mendoj që ky aktivitet u realizua më së miri sepse nga herët tjera kemi qenë nga pesë ekipe këtë vit u bashkua edhe ekipi i shqiptarëve të Zarës të cilët e kompletuan të gjashtët. Luajtëm tamam një kampionat mbarëkombëtarë për zonën tonë të Ballkanit’’ deklaroi koordinatori Eduard Salillari
Koordinator i Tetovës Muzafer Livoreka dhe seleksionuesi Halim Hodai u shprehën të kënaqur me rrjedhën dhe cilësinë e turneut.
‘’Porosia që doli është se në të ardhmen Arbëreshët e Zarës do të jenë pjesë e aktivitetit që nënkupton se e madhështon këtë aktivitet ‘’ tha koordinatori Muyafer Livoreka
‘’Personalisht jam shumë i kënaqur nga ekipi ynë, nga djelmoshat të cilët dëshmuan disiplinë karakterë dhe Kulturë sportive. Edhe vendi i tretë është një sukses për ne’’ tha trajneri Halim Hodai
Arbëreshët e Zarës kishiun fituar respektin dhe nderin, kurse ky manifestim mbarëkombëtar do t`i motivojë edhe më shumë.
‘’Porosi ishte miqësia e përbashkët shoqërimi , njohja dhe energjia e mirë dhe përvoja e re që të gjithë neve na pasuron’’ tha Marjan Maruna
Ky aktivitet nuk është vetëm një garë për trofe, por edhe një festë e bukur e sportit ku talenti, respekti, miqësia dhe të rinjtë shqiptarë bëhen bashkë!
Në fund organizatori për të gjitha ekipet ndau Kupa, medalje dhe mirënjohje .
![]()
![]()







