Në vijim janë aktivitetet përgatitore për objektin e ri montues të Klinikës për pulmologji dhe alergologji, që do të vendoset në hapësirën në mes Institutit të patofiziologjisë dhe Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se tashmë është vendosur pllaka e betonit si bazë për departamentin e poliklinikës montuese-modulare-ambulatore.
“Në fund të javës, do të fillojë vendosja e kontejnerëve, montimi i të cilëve duhet të përfundojë deri më 30 korrik, dhe është planifikuar që deri në mes të gushtit objekti të jetë plotësisht i gatshëm. Në objektin e ri do të përfshihen katër ambulanca dhe kabinete me spirometri, për difuzion dhe difterinë e trupit, për provokimin bronkial, për analizën e gazit të gjakut, për testimin e alergjisë dhe për EKG, si dhe dy dhoma të veçanta për spitale ditore për akomodimin e pacientëve të ambulancës. E gjithë kjo shoqërohet nga të gjitha dhomat ndihmëse të nevojshme, tualetet dhe dollapët për stafin, tualete të veçanta për pacientët, dhomat e pritjes, dhomat administrative, deponimi steril, dhoma e serverëve, kondicioneri dhe të ngjashme”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
E gjithë hapësira është e dizajnuar nga brenda dhe jashtë, në mënyrë që të mos ketë pengesa për njerëzit që përdorin mjete ndihmëse dhe persona me aftësi të kufizuara, për të cilat ofrohen tualete të posaçme në përputhje me standardet.
Ndërkohë, po përgatitet plan për hartimin e nevojshëm të brendshëm dhe sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe jo-mjekësore.
“Prej Klinikës së pulmonologjisë sqarojnë se pacientët me sëmundje të mushkërive, për shkak të sëmundjes kronike të mushkërive, janë në grupin më të lartë të rrezikut për marrjen e Kovid-19, si dhe për zhvillimin e komplikimeve të rënda nga virusi, kështu që është veçanërisht e rëndësishme të krijoni klinikë montuese, e cila do të plotëson standardet më moderne të punës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. bs/mb/