17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Përplasjet në BDI”, Mexhiti nuk tregon se kur do të iniciojë interpelancën kundër Grubit

Pas paralajmërimeve se nuk do të heq dorë nga interpelanca ndaj zv.kryeministrit Artan Grubi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti sot nuk deshi të sqarojë se kur do të iniciojë një gjë të tillë.

Pavarësisht se kreu i BDI-së Ahmeti ditë më parë tha se nuk kanë pasur probleme mes funksionarëve të partisë së tij, partneri i koalicionit, kryeministri Zaev tha se është njoftuar se nuk do të ketë probleme më me kuorumin në Kuvend.“E përshëndes vendimin e partnerit tonë më të madh në Koalicion, BDI-së. Në rrugën me debat, në kryesisë të punës i kanë zgjidhur çështjet e hapura. Sot një njoftoi koordinatori i LSDM-së se grupi parlamentar i BDI-së është i plotë e të gjithë janë në dispozicion dhe e di se tashmë caktohet seancë, nëse sot ose nesër nuk e di saktë kur do të vazhdojë të punojë Kuvendi – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Pavarësisht se Zaev tha se nuk do të ketë probleme më me kuorumin, Arbër Ademi nga BDI tha se partia që ai përfaqëson nuk ka qenë problem për sigurimin e kuorumit.

Ka pasur kuorum dhe për mungesën e z. Mexhitit asnjëherë nuk është vendosur në pikëpyetje mungesa e kuorumit në Kuvend. BDI ka grupin e saj parlamentar, një të pandarë, unik në veprim, unik në qëndrime, ashtu siç kemi vepruar sot, ashtu do të veprojmë edhe në ditët vijim – tha Arbër Ademi, BDI.

Në partinë e Mickovskit besojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zgjidhnin problemin me bllokimin e Kuvendit.

Fakti që ata në praktikë nuk funksionojnë është edhe një indikator plus që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja më optimale që të dilet nga ky qorr sokak. Këtij mos funksionimi patjetër ti vendoset fund, përsëri do e tregoj shembullin, trupat punues të kuvendit funksionojnë, komisionet punojnë, vetëm plenumi nuk funksionon për shkak se për seanca plenare nuk sigurohet pjesëmarrja e deputetëve të shumicës. Ata janë problemi për funksionimin – u shpreh Тimço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Për shkak të shumicës së brishtë, Kuvendi ka mbajtur vetëm disa seanca plenare gjatë gjithë muajit të kaluar. Madje ende nuk është caktuar seancë edhe për këtë javë.

Mefail Ismaili

Të fundit