18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Përvjetori i 10-të i përzgjedhjes së TOP 100 kompanive më të suksesshme, i organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit organizon ngjarjen tashmë të njohur dhe ekskluzive për përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme dhe më të fuqishme “TOP 100”, këtë herë si edicion special i përvjetorit të 10-të.

Ngjarja, e cila padyshim është shndërruar në traditë, edhe këtë vit do të nxjerrë në pah kompanitë më të mira nga industri të ndryshme, të cilat kanë treguar sukses më të madh në më shumë fusha të veprimtarisë së tyre dhe janë anëtare të Odës dhe suksesi i të cilave vjen padyshim falë mbështetjes dhe ndihmës nga Oda, si privilegj dhe përfitim i veçantë për çdo kompani që është pjesë e rrjetit të anëtarëve.

Treguesit që ndikojnë në përzgjedhjen e 100 kompanive më të mira dhe më të suksesshme janë të ardhurat vjetore që realizojnë, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi nga kapitali. Synimi kryesor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore është që nëpërmjet kësaj ngjarjeje, të rritet konkurrenca ndërmjet kompanive dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i tyre.
Kompanitë më të fuqishme të përzgjedhura në “TOP 100” dëshmojnë se sa guximshëm duhet të rrezikohet dhe të investohet në treg për të arritur suksesin e dëshiruar, gjë që gjithashtu ndikon në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Edicioni i 10-të i “TOP 100” kompanive më të suksesshme do të mbahet më 9 dhjetor 2020 (e mërkurë), në hotelin “Hilton” në Shkup, duke filluar nga ora 11:00.
Për shkak të pandemisë së tanishme, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke ndjekur masat dhe rekomandimet për mbrojtje, vendosi për transparencë të plotë me ç’rast ngjarja jubilare “TOP 100” do të shfaqet publikisht dhe nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Të fundit