22/10/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Peticion kombëtar për shëndet më të mirë kardiovaskular me rastin e Ditës Botërore të zemrës

Shoqata e Maqedonisë e kardiologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë në Shkup sot do të shënojnë Ditën Botërore të zemrës me aktivitet për nënshkrimin e një peticioni kombëtar për shëndet më të mirë kardiovaskular, nga pacientët, komuniteti profesional dhe opinionit.

Aktiviteti është në shenjë mbështetje për Federatën botërore të zemrës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Duke ndarë rëndësinë e zakoneve të shëndetshme, ne përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin për nevojën e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare në komunitetin tonë dhe nevojën për pjesëmarrje më të madhe të pacientëve dhe opinionit në përgatitjen e një plani kombëtar për një shëndet më të mirë kardiovaskular”, thonë nga ISHP Klinika Universitare e Kardiologjisë.

Të fundit