04/05/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pirc Musar: Ndryshimet kushtetuese janë parakusht për fazën e ardhshme të eurointegrimeve

Sjellja e ndryshimeve kushtetuese është parakusht i domosdoshëm që Maqedonia e Veirut të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit të eurointegrimeve dhe prandaj nevojitet të ndërtohet konsensus i brendshëm politik dhe ndërpartiak për zbatimin e tij të suksesshëm.

Këtë e porositi, mes tjerash, presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar në tkaim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Lubjanë.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, lidhur me ndryshimet kushtetuese, kryetari Xhaferi bëri thirrje për sigurim të garancave nga ana e vendeve anëtare se pas miratimit të tyre, negociatat për anëtarësim do të zhvillohen vetëm në pajtim me kriteret e vendeve të kaluara kandidate dhe me respektim të vlerave të përgjithshme të prnauara në të cilat shtrihet Bashkimi Evropian.

Në takim, nga ana e preidente Pirc Muar u potencua e me prioriteteve gjatë mandatit të aj ëhtë vazhdimi i procesit të Bërdo-Brionit, posaçërisht për shkak të perspektivës së Ballkanit Perëndimor si vendi strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Unionit.

Në atë kontekst, ceket, propozohet ndryshim i qartë i qasjes me përfshirjen e të rinjve për integrim dhe bashkëpunim të tyre më të madh rajonal, që do të kontribuonte për tejkalimin e nacionalizmit, paragjykimeve, populizmit, por edhe për shkak të shpërnguljes së tyre të konsiderueshme në dekadën e fundit.

Duke i drejtuar urime për zgjedhjen në funksion, Kryetari Xhaferi shprehu mbështetje për propozimet e iniciuara, me sugjerim se për parandalimin e procesit të largimit të të rinjve nga rajoni, përfshirë këtu edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nevojitet përshpejtimi i procesit eurointegrues me realizimin e reformave të parapara, por edhe përmirësim i gjendjes ekonomike në vend, sigurim i vendeve të reja të punës me paga përkatëse, që të rinjtë të mund të mbesin në shtëpi dhe të kontribuojnë në jetën shoqërore në vend.

Presidentja Pirc Musar, shtohet, ka shprehur interesim edhe për statusin momental të rpaorteve me Republikën e Bullgarisë dhe për skriningun rrjedhës dhe harminizkmin e legjislaturës vendore me atë të BE-së.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Sllovenisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje, realizoi tkaim me kolegene tij, kryetaren e Zborit shtetëror slloven, Urshka Klakoçar Zupançiç, me koordinuesit e grupeve të deputetëve në Zborin shtetëror, si dhe me anëtarët e Komisionit për çështje evropiane dhe Komisionit për politikë të jashtme.

Të fundit