Nga 10 mijë hektarë sa ka aktualisht territor komuna e Tetovës në bazë të Planit
Gjeneral Urbanistik të vjetër, planifikohet që të zgjerohet në 15 mijë hektarë, me
çka pritet që të zgjerohen hapësirat për parqe, rrugë, ndërtim dhe bulevarde.
Mirëpo, problem në vete është se Tetova funksionon me një plan gjeneral të vitit
2003, shumë i vjetër, raporton Tv Koha.
Kurse, tash, dukshëm është rritur numri edhe i banorëve, numri i veturave, dhe kjo obligon komunën që të mendojë për zgjerim të rrugëve, zgjerim të rrjetit të kanalizimit, zgjerim të ujësjellësit, por edhe zgjerim të qytetit në pjesë tjera. Kjo, sipas komunës së Tetovës do të parashihet në planin e ri gjeneral për Tetovën, njofton Tv Koha.
Gjatë përpilimit të Planit Gjeneral Urbanistik komuna duhet që të sigurojë shumë
të dhëna, si numrin e nxënësve, numrin e objekteve të institicioneve si ato lokale
dhe ato pushtetit qendror.Me këtë, kspertët e këtij plani do të duhet që të kenë një
data bazë, që më pas të fillohet edhe hartimi i tij, ku do të mund të ketë edhe rrugë
të reja, që të parashihen edhe kanalizime dhe rrjete të reja për atë pjesë që do të
zgjerohet.Nga komuna e Tetovës thonë se duhet që të ndërpritet mënyra e
ndërtimeve e deritanishme, që fillimisht të ndërtohet e më pastaj të vendoset
infrastruktura nëntokësore, pra në të ardhmen fillimisht të sigurohet infrastruktura
nëntokësore dhe më pastaj të ndërtohet.Tv Koha