28/04/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Plenkoviq: Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian, tani është koha për lëvizje të vërteta

Pas aleancës sonë në NATO dhe partneritetit në Bashkimin Evropian, konsideroj se për disa vite Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së. Kroacia në atë rrugë me gjithë zemër edhe pa kushte ju ndihmon shumë vite. Tani është koha qëtë bëhen lëvizje të vërteta, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviqi në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij Dimitar Kovaçevski.

“Jam një nga ata aktorë që prej vitesh e ndjek rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kush e di se në takimin e kreut në Zagreb para 23 viteve e keni parafuat Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim edhe para se ta bënte këtëKroacia. Që atëherë keni bërë një sërë reformash, u ndaluat pa të drejtë në atë rrugë evropiane. Kështu që, u përpoqëm nga një vend që e përfundoi procesin e integrimit në vitin 2013 dhe që për dy muaj e gjysmë do të shënojë 10 vjet nga ai anëtarësim, po përpiqemi t’i zgjidhim ato pengesa”, tha Plenkoviqi.

Ai përkujtoi se kur Kroacia kryesonte BE-në, u miratua metodologjia e re e negociatave dhe u mor vendimi për fillimin e negociatave me MV-në dhe Shqipërinë.

“Tani jemi në fazën që këto procese përfundimtare t’i përshpejtojmë,ajo rrugë të marrë dinamikë e vet edhe në kontekst të dhënies së statusit kandidat të Moldavisë dhe Ukrainës, statusit me kusht të Gjeorgjisë dhe statusit të kandidatit të BeH-së, tani. Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë atë proces. Kroacia do ta ndihmojë atë në këtë proces. Një nga mënyrat është që edhe delegimi i Vladimir Drobnjakut, i cili ishte kryenegociator për Kroacinë, ta ndihmojë edhe ministrin dhe të gjithë Qeverinë tuaj, dhe ky është manifestimi më i mirë i bashkëpunimit dhe lëvizjet e duhura në kohën e duhur. Dhe përkëtë tani është ajo kohë për të bërë lëvizjet e duhura, të merren vendime strategjike që do të çojnë në hapa strategjikë pas lëvizjeve të shumta që janë tashmë pas jush”, tha Plenkoviqi.

Kovaçevski, megjithatë, theksoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë intensivisht në drejtim të vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Kroacinë, me të cilën theksoi se na lidh jo vetëm e kaluara e përbashkët në ish-Jugosllavi, por edhe dëshira për një të ardhme më të mirë të përbashkët në BE. Dy shtetet tona nuk kanë çështje të hapura, në vazhdimësi ndërtojmë dhe trasojmë drejtime të reja për bashkëpunim të ndërsjellë. Për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, tha ai, flasin 44 marrëveshje të lidhura dypalëshe, ndërsa në fazë të iniciativës janë edhe 15 marrëveshje të tjera janë, ndërsa më intensivja është bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane.

“Kroacia është ndër mbështetësit më të zëshëm dhe më të qëndrueshëm të integrimit tonë evropian. Për këtë flasin veprat, jo vetëm fjalët, ndër të cilat janë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të marra pikërisht gjatë presidencës së Kroacisë në gjysmën e parë të vitit 2020, në rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë së Kovid 19. Ish-kryenegociatori i tyre me BE-ja, i cili sot është këshilltari ynë kryesor i kryenegociatorit tonë, përvoja e të cilit është e paçmueshme për ne, dhe kjo është pjesë mozaikut që kemi një proces skriningu të jashtëzakonisht të suksesshëm”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se edhe pse është e zakonshme për presidentë të shteteve, kryeministri Plenkoviq do të mbajë fjalim edhe në Kuvend, ndërsa paralajmëroi edhe mbajtjen e seancës së përbashkët të dy qeverive.

Plenkoviq gjatë vizitës zyrtare në vend do të realizojë takime me shefin e shtetit Stevo Pendarovskin dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, ndërsa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend.

Të fundit