Të tjera lajme

AKSIONI ANTI-DROGË: KONFISKOHEN 27 TON MARIJUANË?!

Gjatë një aksioni policor për konfiskimin e marijuanës që është zbatuar mbrëmë në Shkup dhe rajonin e Strumicës, sipas të dhënëve jozyrtare, janë konfiskuar rreth 27 ton drogë.

Sipas të dhënave të para të plasuara nëpër media, rreth 10 ton kanë qenë në një depo të një firme në Shkup.

MPB ka njoftuar se detaje zyrtare rreth këtij aksioni do të publikojë gjatë ditës së sotme.

Aksioni ishte zbatuar nga MPB-ja sipas urdhërit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kurse bëhet fjalë për një hetim disamujor kundër një rrjeti të organizuar kriminal që lidhet me prodhimin e jashtëligjshëm dhe tregti me marijuanë.

Hetimi vjen pas aksionit në Serbi, ku ishin zbuluar 5 ton marijuanë në nëj depo në Krushevc, për të cilën autoritetet serbe thonë se origjinën e ka nga Maqedonia e Veriut. TV KOHA

Të fundit