29/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia me projekt edukues për fëmijët

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këtë javë filloi zbatimin praktik të projektit të ri parandalues-edukativ “Fëmijët, të drejtat dhe detyrimet e tyre”, të cilin e realizon Departamenti për parandalim. Ky projekt do të përfshijë rreth 2300 nxënës të klasave të nënta në mbi 70 shkolla fillore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilët mësojnë në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke.
Në klasa të veçanta në shkolla, zyrtarët e policisë të trajnuar profesionalisht do ti i njohin nga afër nxënësit me të drejtat dhe detyrimet e fëmijëve, në familje, shkollë dhe shoqëri, të cilat rrjedhin nga marrëveshjet dhe konventat e brendshme dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, nxënësit e shkollave fillore do të informohen edhe për atë që paraqet delikuencën e të miturve dhe për dukuritë e tjera devijuese, veprimet antisociale, por edhe për implikimet e mundshme ligjore nëse përfshihen në to.
Qëllimi i projektit, i cili planifikohet të përfundojë deri në fund të marsit të këtij viti, është që nxënësit e klasave të nënta të dinë se cilat janë të drejtat e tyre, por edhe cilat mund të jenë pasojat ligjore nëse iniciojnë apo marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarje dhe procedura të paligjshme. TV KOHA

Të fundit