Shkruan / Urim HASIPI
Mbrëmë shqiptarët e Tetovës, sipas përllogaritjeve jozyrtare, në arkën e shtetit më të keq në botë, kanëderdhur rreth 30 mijë euro për një vajtje-ardhje nëShkup, për pagesë të Taksës Rrugore (patarina).
Sipas përllogaritjeve jozyrtare, nga Tetova në Shkup, për të ndjekur Shkëndijën kanë udhëtuar mbi 20 mijëqytetarë, ndërsa nëse përgjysmohet ky numër i vjen se kanë qenë dikur rreth 10 mijë vetura që enkas udhëtuan drejt Shkupit.
Nëse për vajtje-ardhje, shqiptarët paguajnë 160 denarë, i vjen që diku afër 30 mijë euro kanë paguar vetëm për të shikuar ndeshjen Shkëndija-Karabag.
Këtu, nuk do të përmend harxhimet enorme tëderivateve të naftës, për shkak të pritjeve të gjata për tëpaguar tatimin në pikat pagesore.
Pra, bëhet fjalë për mijëra euro që shkojnë në arkën e shtetit.
Dhe, ku shkojnë këto mjete?
Këto mjete, shkojnë për të marrë para administratorët, nëpunësit shtetëror, mjekët, kryetarët e Komunave, Ministrat e Kryeministri.
Me këto para ETNIKE, kategoria që merr para nga shteti, ndërton sallë në Kumanovë dhe jo në Likovë.
Me paratë etnike, aty defilon kryetari i komunës sëKumanovës, aty defilon kryeministri dhe ministri, tëcilët nuk dëgjojnë se çka brohoret publiku në të njejtën sallë. Pra, brohoritjet u dëgjuan gjithandej, veç në sallëJo.
Pra, ne paguajmë për njerëz të padëgjueshëm, ne paguajmë për Ministra që injorojnë thirrjet kundër neve shqiptarëve etnik që mbushim arkën shtetërore.
Po, ata që thirrën në sallën në Kumanovë, me siguri janë të punësuar diku në ndonjë institucion shtetërorëdhe marrin rrogë edhe nga taksat tona, për të na ofenduar neve.
Me një fjalë, marrin para nga shqiptarët për të ofenduar shqiptarët.Këtu shtroj pyetjen
Pyetja është se në çfarë gjuhe ishin thirrjet “shqiptarët e mallkuar”, në maqedonisht apo kinezisht që nuk u kuptuan apo ju nuk deshët të kuptoni.?
Por, si u kuptuan thirrjet e publikut të Shkëndijës nëndeshjen e mbrëmshme.
Si dihet, ndoshta keni mësuar tinëzisht gjuhën shqipe dhe na kuptoni?!
Gjuha e urrejtjes në Kumanovë nuk mund të barazohet me asgjë tjetër. Atje u kërkua dhoma gazi për shqiptarët.
Në ndeshjen e Shkëndijës askund nuk u përmendën as maqedonasit, as dhomat e gazit.
Problem tjetër është se, i tërë Shkupi mbrëmë kishte pamje të zymtë. Prezenca e madhe policore në rrugët e Shkupit, e sidomos afër pikës pagesore në Gllumovë(afër Sarajit) ishte e pakuptimtë.
Shteti Policor ngrihet në këmbë vetëm kur klubet shqiptare arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare.
Ajo që u vërejt mbrëmë në rrugët e Shkupit ishte prezenca e maqedonasve gjthandej por askush nuk u rrezikua.
Nuk u rrezikua as shteti, as siguria nacionale, as sovraniteti, as integriteti. Asnjë komb mbrëmë nuk ishte mallkuar.
Me një fjalë, policia na priti me armë e ne ju sollëm para.
Edhe me polici, edhe me njësite speciale, edhe me pengesa nga më të çuditshmet, kot e keni, rezultati nëfund është se, ne si shqiptarë ecim përpara në sport, në kulturë, në shkencë e gjithandej.
Por, pyetja është se për kënd ishte policia e armatosur në rrugët e Shkupit dhe afër stadiumit?
Për këta shqiptarët etnik që paguajnë taksa rregullisht.
Pabarazia shkon edhe më keq.
Shqiptarëve u mohohet punësimi edhe pse paguajnëtatim në shtet.
Shqiptarëve u mohet akademia shqiptare, edhe pse paguajnë tatime.
Shqiptarëve u mohohet punësimi në AkademinëShtetërore (ASHAM) edhe pse akademikët që janë aty marrin paga të majma në kurriz dhe me djersën e shqiptarëve. Edhe ato pak investime që bëhen nërrugë, shkolla dhe çerdhe në ato projkte ka vonesa, ka neglizhencë, ka opstruksione, ka mungesë të mjeteve, ka diskrimim.
(Qëndrimet janë personale të autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë)







