05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Politika shqiptare përshëndet “PO-në” me kushte për hapjen e negociatave

Politika shqiptare ka përshëndetur vendimin e BE për “PO-në” me kushte për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Presidenti Ilir Meta thotë se tashmë nuk duhet humur asnjë minutë kohë për të plotësuar kushtet e vendosura.

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!”, shkruan Presidenti Meta.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha thotë se pas këtij vendimi, gjithçka është në dorën tonë.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre. Sa më shpejt të plotesojmë detyrimet aq më parë do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”.

Taulant Balla duke shprehur falënderim për kancelaren Merkel thotë se ky është një vendim historik që konfirmon ecurinë e Shqipërisë.

Për Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI, vendimi për hapjen e negociatave është një lajm shprese për për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”, shkruan Krymadhi në Facebook.

Vendimi është përshëndetur edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili në një status në Facebook u shpreh i lumtur që u rikonfirmua vendimi i 2018

“Koha për të treguar pjekurinë politike dhe unitetin për të adresuar kushtet e përcaktuara për përgatitjen e Kornizës së Bisedimit dhe Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, shkruan Bushati.

Mediu: Vendim i gëzueshem në këto dite të vështira

Vendimi Brukselit për hapjen e negociatave per antaresim në BE eshte nje vendim i gezueshem dhe shprese në keto dite të veshtira
Bashke me gezimin duhet të kuptojme dhe pergjegjesite për te plotesuar të gjitha kushtet dhe detyrimet, qe kemi në kete proces në menyre te vecante ato te vendosura nga Bundenstangu Gjerman.
Keto detyrime jane në interes të Shqiperise dhe shqiptareve, per nje politike dhe qeverisje në sherbim te vendit dhe shoqerise, vendosjes dhe respektimit të standarteve demokratike, respektimit të Kushtetutes, lirive dhe të drejtave të qytetareve dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit

/Ora News.tv/

Të fundit