12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Politikani serb: BE-ja planifikon që Maqedonia të mos ekzistoj!

Politikani serb Çedomir Jovanoviq në potkastin “Bure barut” është shprehur për politikat e BE’së kundrejt Ballkanit, me ç’rast ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) planifikon ta zgjidhe problemin e Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që ajo të mos ekzistojë.

“Do ta zgjidhim problemin e Maqedonisë, ashtu që ajo të mos ekzistojë dhe një gjë e tillë po ndodh tanimë 3 vite me radhë. Zaevi tanimë ka ikur, ai u tradhtua. U tradhtua nga BE’ja. Ata i thanë takohu me ish-kryeministrin grek Cipras dhe zgjidhe problemin e emrin më në fund, dhe Zaev këtë e bëri. Kjo është një temë shumë e rëndë për Maqedoninë. Ne (sërbët) ua kontekstojmë, religjionin (fenë), grekët identitetin, shqiptarët territorin kurse bullgarët i kontestojnë të gjitha, gjuhën dhe gjithcka tjetër”.

Jovanoviq rikujtoi se Zaevi në Presë nënshkroi marrëveshje dhe në vend që për këtë t’i çelin negociatat me Maqedoninë, BE’ja e shtyri fillimin e negociatave për 6 muaj.

“Kjo ishte iniciativë franko-gjermane, kur presidenti francez Makron u shpreh se nuk është koha për zgjerimin e BE’së dhe se BE’ja së pari duhet te merret me zgjidhjen e problemeve të veta dhe më pastaj fliste për idenë e anëtareve të mëdhaja dhe të vogla të BE’së.

Por, ndërkohë u paraqit Bullgaria me kushtete e saja dhe tanimë kemi kusht të ri për të cilin duhet të shprehet Maqedonia. Ata kërkojnë që gjuha bullgare të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase dhe atë shqipe, kërkojnë që Maqedonia të jetë shtet edhe i popullit bullgar. Domethënë kërkojnë dicka që maqedonasit assesi nuk mund ta japin”, ka thënë ndër të tjera politikani respektivisht kreu i Liberalëve serb Çedomir Jovanoviq.zhurnal.mk

Të fundit