22/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot “ngrin” çmimi i bukës në Maqedoni, nuk guxon të shitet më shtrenjtë se 33 denarë

Çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga sot do të ngrihet, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, makismum do të shitet për 33 denarë, ndërkaq ditëve në vazhdim do të bëhen analiza shtesë për ngrirje të mundshme të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë.

“Të martën çmimi do të ngrijë dhe nuk do të jetë mbi 33 denarë si për bukën e bardhë ashtu edhe për bukën gjysmë të bardhë. Ky është vetëm hapi i parë i produkteve të listuara në vendimin e Qeverisë. Do të pasojnë vendime të reja për ngrirjen e çmimeve. Çmimet nuk do të rriten pas përfundimit të masës, përveç nëse rriten çmimet e lëndëve të para, e më pas mund të ketë rritje të theksuar të çmimeve”, tha të shtunën ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Të fundit