12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot qytetarët do të mund të marrin nëntë ilaçet e reja që janë shtuar në listën pozitive

Qeveria e RMV-së njofton se në vetëm 2 muaj mandat, Ministria e Shëndetësisë dhe FSSH zgjeruan listën pozitive të barnave. Prej atje thonë se pas një dekade, nga sot qytetarët do të mund të marrin nga farmacitë barnat e reja në listën pozitive.

“Listës iu shtuan nëntë gjenerikë të rinj, gjegjësisht 87 barna në emra, forma, forca dhe ambalazhe të ndryshme për presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës. Zgjerimi i fundit i listës pozitive ishte në vitin 2009 dhe në 2014 kur u shtua vetëm një bar. Por që nga dita e sotme është zgjeruar duke përfshirë 9 barna të reja”.

“Atë që u premtuam qytetarëve, marrim përsipër ta realizojmë. Me këtë zgjerim të 9 barnave të reja, do të reduktohet ndjeshëm numri i pacientëve që paguanin privatisht për barnat. Gjithashtu, ky zgjerim i listës pozitive është vetëm fillimi. Zgjerimi i ri i radhës i listës pozitive pritet të jetë në fund të dhjetorit”, thonë nga Qeveria.

Të fundit