25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Premtojnë veting – amnestojnë funksionarët e korruptuar” – Reagon Izet Mexhiti: Pushtet i korruptuar!

Pushtet të korruptuar e ka cilësuar qeverinë aktuale kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pas votimit të ndryshimeve në kodin Penal. Siç përcjell KlanM, me këto ndryshime u ulet dënimi funksionarëve shtetërorë që kryejnë vepra penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” dhe “bashkim kriminal”, duke u ulur edhe pragu i vjetërsimit të disa veprave penale.
“Përderisa në njërën anë flasin e premtojnë veting të bartësve të funksioneve, nga ana tjetër hartojnë ligj për amnesti të funksionarëve të korruptuar (lexo: Nikolla Gruevskit).
Thjeshtë, kjo që po ndodh është korruptim i të korruptuarve për të mbajtur gjallë një pushtet të korruptuar”, ka shkruar Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Të fundit