Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro iu kërcënua një gazetari se do ta “godasë me shuplakë” sepse e ka pyetur për lidhjen e bashkëshortes së tij me gjoja një skandal korrupsioni.
Gazetari ishte në grupin i cili u mblodh me Bolsonaron pas vizitës së tij të rregullt në Katedralen Metropolitane në kryeqytetin e Brazilit.
Siç transmetojnë mediumet e huaja, Bolsonaro i ka injoruar reagimet e gazetarëve të tjerë pas atij gjesti dhe është larguar pa komente shtesë. fb/