Të tjera lajme

RMV-ja FORCOHET USHTARAKISHT – PREZANTOHEN 17 AUTOMJETET “STRYKER”!

Në kazermën „Strasho Pinxhur“ në Petrovec të Shkupit, sot u prezantuan 17 automjete të reja të lehta të blinduara “Stryker”, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e marrëveshjes për pajisjen e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut me mjete moderne ushtarake.

Në Petrovec të Shkupit u prezantuan 17 automjetet e blinduara “Strajker” që janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se këto automjete do të forcojnë ndjeshëm kapacitetet e ushtrisë.

I pyetur për gjendjen e sigurisë në vend në kontekstin e luftës në Lindjen e Mesme, ai theksoi se situata është stabile dhe nën kontroll të plotë.

“Situata është stabile, pa luhatje të theksuara. E kemi plotësisht nën kontroll. Natyrisht, sfida gjithmonë do të ketë, por ne jemi këtu për t’i ndjekur dhe për të reaguar nëse është e nevojshme

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në vend, Nikol Burns, e cilësoi këtë si një ditë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe për NATO-n, si dhe për sigurinë e përbashkët.

– Me ardhjen e këtyre automjeteve të blinduara për këmbësorinë “Stryker” dhe me dorëzimin e plotë të 42 mjeteve deri në këtë verë, Maqedonia e Veriut po bën një hap të dukshëm përpara në modernizimin e forcave të saj ushtarake dhe në forcimin e rolit të saj në aleancë. Kjo program është bashkëfinancuar nga Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të dhe tregon se çfarë mund të arrijmë kur investojmë së bashku në mbrojtjen kolektive”

Furnizimi me 54 automjete “Strajker” ishte miratuar nga Departamenti Amerikan I Shtetit në mars të vitit 2021.

Projekti është me  vlerë 210 milion dollarë dhe paraqet pjesë të planit afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse të vendit konform standardeve të NATO-s.

Të fundit