11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

PREZANTOHEN SI REGJISTRUES, KRYEJNË VJEDHJE NËPËR SHTËPI

AUTORITETET SOJNË SE SI TË IDENTIFIKOHEN REGJISTRUESIT E VËRTETË

Prezantohen rrejshëm si regjistrues, futen nëpër shtëpi dhe në momentin kur pronari kërkon dokumentet adekuate për regjistrim, ata kryejnë vjedhje. Nga policia konfirmojnë se bëhet fjalë për gjashtë denoncime të tilla, prej të cilave katër në Shkup.

MPB

“Prej fillimit të regjistrimit në rajonin e SPB Shkup janë paraqitur katër raste në të cilat një person femër, është prezantuar si regjistruese dhe ka kryer vjedhje. Të gjitha katër rastet janë paraqitur në stacionin policorë Gazi Babë, prej të cilave tre më datë 10.09.2021 dhe një në 11.09.2021.”

Raste të ngjajshme shwnohen edhe në Manastir, nga policia thonë se të dyja vjedhjet janë bërë në shtëpinë e të njejtës pronare.

MPB

“Raste të ngjajshme janë paraqitur në rajinin e SPB Manastir. Rastet në Manastir janë paraqitur më 10.09 dhe 14.09.2021 dhe kanë ndodhur në shtëpinë e të njejtës pronare. Po merren masat për zbardhjen e rasteve“.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, por thonë se kjo nuk duhet të ndikojë në faktin që të mos i hapni dyert për regjistruesit. Ata kanë sqaruar se ka mënyra për të identifikuar regjistruesit e vërtetë.

APOSTOL SIMOVSKI, DREJTOR I ESHS-së

“Regjistruesit tanë do të jenë të shënuar, të gjithë mbajmë bluza me ‘regjistrim’ dhe secili regjistrues duhet patjetër me vete të ketë kartë identifikimi që është e shënuar në këtë mënyrë dhe aty shkruan emri, mbiemri dhe të dhëna, të cilat mund të verifikohen për identifikim. Të gjithë të tjerët që nuk kanë kartë të tillë të identifikimit qytetarët mund të vlerësojnë se bëhet fjalë për ndonjë provokues që dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Të mos lëshojnë asnjë person brenda që të zbatojë regjistrimin, në rast se nuk ka kartë të tillë identifikimi, gjegjëisht legjitimitet. Dhe normalisht të verifikojnë nëse ajo kartë identifikimi ka të bëjë me atë person.”

Autoritetet këtë gjë e shpjeguan që në ditën e parë të regjistrimit, ku thanë se janë të pritshme raste të manipulimeve, duke pasur parasysh fushatën kundër regjistrimit. /KlanMacedonia

Të fundit