22/10/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prindërit tani do të mund të regjistrojnë të porsalindurit të tyre në mënyrë elektronike

Prindërit tani e tutje do të kenë mundësi të paraqesin një kërkesë elektronike për regjistrimin e të porsalindurit të tyre, pa qenë nevoja të drejtohen në sportelet e Zyrës së Regjistrimit.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Mbajtjen e Regjistrave, Emir Suleimani dhe Drejtorin e Gjinekologjisë, Dr.Bashkim Ismaili, sot lansuan shërbimin më të ri online për regjistrimin elektronik të një të porsalinduri.

“Kam kënaqësinë që sot ndodhemi në Spitalin Special të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – Çair, për të promovuar shërbimin më të ri online për qytetarët: regjistrimin elektronik të të porsalindurit për lëshimin e certifikatës së lindjes. Aplikimi për shërbimin do të bëhet përmes portalit www.uslugi.gov.mk, i cili mundëson paraqitjen e kërkesës për këtë deklaratë, lehtë dhe pa vonesë”, tha ministri Aliu.

Sipas tij, dixhitalizimi është mënyra e vetme për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Ai tregoi se deri në fund të vitit në Portalin Kombëtar për shërbimet elektronike do të promovohen mbi 150 shërbime të reja online.

“Ne si ministri po punojmë fort për dixhitalizimin dhe transformimin dixhital të shtetit, ku së fundmi promovuam “DigitalEra” – platformën e re të MIOA-s, e cila sjell rritje të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën. Deri në fund të vitit do të digjitalizojmë mbi 150 shërbime të reja online në Portalin Kombëtar”, tha Aliu.

Të fundit