Të tjera lajme

Privohet nga liria një banor i Shkupit, sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili kryente detyra zyrtare

Me datë 23.12.2025, në orën 15:10, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (24) nga Shkupi për arsye se në kryqëzimin e bul. “Nikolla Karev” me rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup, sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente veprime zyrtare, rregullimin e qarkullimit gjatë protestës. Nëpunësi policor u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”, ku iu konstatuan lëndime trupore.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Të fundit