23/10/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Problemit me ujin në Pallçisht nuk i shihet fundi

Projekti i uji të pijshëm në fshatin Pallçisht akoma nuk ka përfunduar edhe pse për këtë projekt u zhvilluan disa protesta duke bllokuar rrugën në këtë fshat por edhe protesta para komunës së Bogovinës. Por, ky fshat asesi të furnizohet në mënyrë normale me ujë. Nga bashkësia lokale e këtij fshati, thonë se edhe vetë banorët kanë humbur shpresat pasi që nga muaj korrik deri më tani në këtë vendbanim janë hapur mbi 20 puse për ujë, ndërsa edhe nëse ky rrjet përfundon banorët nuk do të kenë ujë për pije por vetëm ujë teknik. “ Problemi ujit është shumë serioz nga muaj korrik deri më tani janë hap mbi 20 pus në fshatin Pallçisht, fshatarët nga fëmijë deri tek më i madhi kanë humbur çdo shpresë për ujin e pijshëm në fshatin Pallçisht. Me këtë përfundimin e projektit nuk zgjidhet problemi i ujit të pijshëm, por bisedojmë se vetëm e kanë ndërruat trasenë ose linjën në anën tjetër , ne vazhdojmë të kërkojmë kemi qenë edhe në komunë me bashkëfshatarët por ne tash nuk na ka mbetë asnjë tjetër, çdo besim është humbur vetëm të organizohemi mirë edhe nëse nuk realizohet ky projekt si duhet, do organizohemi aq mirë sa të ja japim dënimin e merituar në zgjedhje.” Por kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu thotë se projekti është nga fundi dhe ai ka kërkuar mjete shtesë për vazhdim të projektit edhe nëse këtë nuk e bën qeveria ai ka paraparë mjete me ribalancin e buxhetit.

Besnik Emshiu – kryetar i komunës Bogovinës Fshati Pallçisht me ujë furnizohet nga një lum, ndërsa banorët për momentin nuk kanë as ujë teknik. Për ujë të pijshëm banorët furnizohen nga çezmat publike në qytetin e Tetovës por edhe fshatrat përreth. TV KOHA

Të fundit