28/04/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prodhuesi i respiratorëve Li është njeriu më i pasur në Singapor

Li Siting, kryetar i kompanisë “Shenzen mindrej bio-medikal elektroniks” është personi më i pasur në Singapor.

Pasuria e tij në muaj rritet për një miliardë dollarë pasi që vlera e aksioneve të kompanisë së tij për prodhim të aparateve mjekësore, mes të cilave edhe respiratorëve, u rrit për pothuajse 50 për qind prej se u paraqit pandemia me koronavirusin e ri.

Vlera e “Shenzen mindrej bio-medikal elektroniks” prej fillimit të vitit, sipas të dhënave të “Bllumberg” u rrit për 4,3 miliardë në 13,5 miliardë dollarë.

Li është i lindur në provincën kineze Anhui, por prej vitit 2018 jeton në Singapor.

Kompania kumtoi se vetëm nga Italia ka pranuar porosi për rreth 10.000 respiratorë, por nuk kumtoi sa kushton një prej tyre.

Për dallim na prodhimi i maskave mjekësore, për respiratorët nevojitet specializim i lartë teknologjik. ab/

Të fundit