19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prof.Dr. Agim Rushiti nderohet me titullin Ambasador për paqe,shkencë dhe edukim

Presidenti i Organizates Botërore të Paqes Ekselenca e tij Banbang Herry Purnomo dekoron me titullin Ambasador Paqeje,shkencë dhe edukim, Prof.Dr.Agim Rushiti nga Maqedonia e Veriut, Xhakartë, Indonezi.
Titullin e dorëzoi Zëvendës Presidenti i Paqes Botërore Dr Rabit Sadiku.

Prof.dr.Agim Rushiti u lind më 11 qershor 1964 në Kumanovë, Maqedoni.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.
Është profesori i parë i diplomuar i matematikës nga qyteti i Kumanovës, në FSHMN -dega e matematikës, në Universitetin e Prishtinës. Doktoroi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Gjatë karrierës shumëvjeçare profesionale, e filluar nga viti 1988, punoi si profesor matematike në shkollë të mesme dhe drejtor i saj, për të vazhduar si Këshilltar pedagogjik i pavarur republikan për matematikë pranë Byros për Zhvillimin e Arsimit në Maqedoni, Këshilltar i veçantë i Ministrit për Arsim dhe Shkencë në Maqedoni, përgjegjës i Sektorit për Përkrahje të ministrit për arsim dhe shkencë, përgjegjës i Sektorit për arsim fillor, përgjegjës i Sektorit për arsim të lartë, përgjegjës i Sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare (të gjitha këto në kuadër të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Maqedonisë). Ishte drejtori i parë i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë në Maqedoni (2019-2023).

Është autor i një varg punimesh shkencore, publikimesh dhe shkrimesh të zhanreve të ndryshme dhe pjesëmarrës i shumë Konferencave ndërkombëtare në vend dhe në Botë. Ishte anëtar dhe kryesues i shumë Komisioneve profesionale, Grupeve të ekspertëve, Bordeve drejtuese, Ekipeve të projekteve, Këshillave organizative,… Është autor i disa librave: “Fjalor terminologjik i matematikës”, “Minimatematiskopi matematik“, “Me veteranët e arsimit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1950)“, “Me pishtarët e arsimit shqip në Komunën e Kumanovës dhe të Likovës (1945-1960)“, “Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit në shkollat e mesme“, “Mësimet e para të gjeometrisë elementare në shkollat fillore -Kristo Dako“ „Përgatitja e udhëzuesve për realizimin e mësimit praktik për studentët e Fakulteteve Pedagogjike“, etj.

Ligjeroi në shumë institucione të arsimit të lartë në Maqedoni, Kosovë e Sërbi.

Aktualisht, është profesor në Universitetin ” Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Për punën dhe angazhimin e tij profesional, kombëtar e krijues u shpërblye me shumë mirënjohje, dekorata e shpërblime.

Ndër to, po veçojmë: Dekorata “Mësues i dalluar“, shpërblimi më i lartë të cilën e ndan Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri” (1992); Dekorata „Plaketa e Qytetit të Gjilanit“, e ndarë nga ana e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, për kontrubutin në arsimin në Kosovë (2005); “Shpëblimi i Nëntorit i Qytetit të Kumanovës“- shpërblimi më prestigjioz të cilën e ndan Komuna e Kumanovës, për të arriturat në sferën e edukimit dhe arsimit (2005); Dekorata shtetërore “Sh. Klimenti i Ohrit“, dekorata më e lartë shoqërore në Republikën e Maqedonisë, me motivacion „Për jetësimin didavjeçar në sferën e arsimit dhe edukimit, me interes për Republikën e Maqedonisë“, e ndarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (2008); Plaketa „Punëtor i dalluar“, për kontributin të dhënë ndër vite, për ngritjen e diturive nga matematika, e ndarë nga ana e KMI „Paskal“ në, Vlorë, Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (2012); Dekorata prestigjioze „Milingona e artë 2013 për Shqiptarin me më ndikim në Maqedoni“, për të arriturat e vitit, në Kategorinë: Publikime shkencore, letërsi dhe publicistikë, (Shkup, 2013); Certificate of Appreciation Proudly presented, For Contribution of Peace Thought The Art & Science In Balkan And International, Wilmington Metropolitan University, 2023; “The Charter Of Appreciation, As Ambassador for Peace, Education & Science”, The Charter of Appreciation On behalf of The World Community, The World Peace Organization, hereby grants, The World Peace Organiozation, Peace, Health, Education & Prosperoty, The World Peace Organication, Jakarta, 2 Juni, 2023; Ambassador for Peace, Education & Science, The World Peace Organization, Peace, Health, Education & Prospority, 2023.

Të fundit