23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokurori Abazi: Nuk jam dhe nuk kam qenë anëtar i asnjë partie

Shefi i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk ka lidhje me asnjë parti politike, përcjell TV21. Abazi theksoi se asnjëherë nuk ka qenë anëtarë i asnjë partie politike në vend.

“Funksioni i prokurorit publik nuk korrespondon me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose anëtarësinë në parti politike, sipas kësaj, asnjëherë nuk kam qenë as nuk jam anëtarë i ndonjë partie politike, as në punën time të deritanishme nuk kam lënë përshtypje se unë kam…të themi relacione ose pozicione me parti konkrete politike”, tha mes tjerash Abazi.

I pyetur nëse ka lidhje me kreun e BDI-së Ali Ahmeti pasi edhe Abazi vjen nga Zajazi, ai u përgjigj se nuk ka asnjë kontakt as me Ahmetin por as me anëtarë të tjerë të BDI-së.

“Ndoshta edhe jemi takuar. Nuk kemi kontakte personale”, tha mes tjerash Abazi.

Abazi më tej shpjegoi se kontakti me persona publik nuk është i ndaluar.

“Tani, shoqërimi me persona të tillë nuk është e ndaluar. Shoqërimet e pahijshme është e ndaluar, në atë aspekt. Jo me funksionarë të BDI-së, me secilin mund të shoqërohem, nuk kam ndonjë ndalesë strikte që të shoqërohemi apo jo. Nëse nuk është pjesëmarrës në procedurë ose nëse nuk ka kundër tij vepër penale, lëndë të formuar ose regjistruar”, tha Abazi./tv21.tv

Të fundit