15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria: Antikorrupsioni t’i përmbahet kompetencave të saja dhe të mos dëmtojë procedimet në vazhdim

Prokuroria Publike e vlerëson si krejtësisht të pakuptimtë dhe të panevojshme nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse Prokuroria Publike do ta pranojë iniciativën si çdo peticion tjetër, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që KSHPK të paraqesë iniciativa për ndjekje penale për rastet në të cilat prokuroria tashmë është duke vepruar”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka një lëndë formale e cila përfshin disa kallëzime penale dhe në kuadër të së cilës shqyrtohen veprimet e të gjitha institucioneve gjatë konfiskimit të pasurisë së “Transmet”.

“Në atë rast është siguruar i gjithë dokumentacioni, provat verbale dhe materiale dhe prokurori publik kompetent është para marrjes së vendimit të prokurorit publik.

Si një aspekt i gjithë rastit, theksojmë se prokurori publik kompetent, sipas të gjitha provave të siguruara dhe kontrolleve të bëra, tashmë ka kuptuar se nuk është bërë asnjë lëshim në procedurën e prokurorit publik në rastin “Trust”. Prandaj, me seancën publike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurorisë Publike si institucion dhe prokurorëve publikë që kanë vepruar në rastin, tashmë i janë shkaktuar dëme të panevojshme”, thonë nga Prokuroria.

Nga atj shtojnë se për shkak të shpërfilljes së plotë të njëanshme të Memorandumit të nënshkruar për Bashkëpunim, dhe në veçanti shkeljes së neneve 2, 3 dhe 6, Prokuroria Publike ngrin të gjitha aktivitetet e parapara dhe që rezultojnë nga ai memorandum.

Të fundit