07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria kërkoi paraburgim, Gjykata vendosi vetëm masa sigurie

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vendosur masa sigurie për katër personar lidhur me incidentin që ndodhi në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV, mes tyre edhe kreu i degës së BDI në Çair, Bekim Neziri, që është këshilltar i drejtorit në këtë ndërmarrje.

Prokuroria vlerësonte se Neziri dhe tre të arrestuarit mund të arratiseshin, mund të ndikonin te dëshmitarët ose mund ta përsërisnin veprën, pasi hapën një hetim për një vepër për të cilin dënimi minimal është 5 vjet burg. Po ashtu, shkak i kërkesës për paraburgim është bërë edhe për shkak të arratisjes së 4 të dyshuarve të tjerë.

Gjykata, nga ana tjetër, vlerësoi se me masa të tjera më të buta mund të sigurohet një hetim efikas i ndërhyrjes dhe shkeljes së sigurisë së trafikut ajror.

Të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta, do të duhet të paraqiten në gjykatë, nuk mund të largohen nga Shkupi apo vendbanimi i tyre dhe nuk mund të komunikojnë me të dëmtuarin të cilën e kanë sulmuar. Në deklaratën e gjykatës nuk thuhet se atyre iu është ndaluar hyrja në M-NAV, ku ata kryen sulmin, ndërsa kontrollorët e trafikut ajror po inspektonin 28 fluturime avionësh në qiell mbi Maqedoni (dy prej tyre ishin avionë të NATO-s të drejtuar për në Shkup).

Të fundit