19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protesta në Sofje në mbështetje të bullgarëve në Maqedoni

Sot në mesditë në Sofje, para ndërtesës së Komisionit Evropian do të mbahet një protestë në mbështetje të Hristijan Pendikov, sekretarit të rrahur të klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, por edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

Protesta është paralajmëruar nga përfaqësuesi bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i VMRO-së, Angel Xhambaski, i cili gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Eurodeputetja njoftoi se anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-së do të protestojnë sot në mbrojtje të të drejtave të personave me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Protesta vjen pasi 21-vjeçari Hristijan Pendikov nga Ohri dy ditë më parë u sulmua në një restorant në Ohër nga tre persona nga Ohri. Siç tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për BulgariaOnAir, sulmuesit e ofenduan Pendikovin dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse ai është bullgar dhe punon në qendrën kulturore.

Sulmuesit u ndaluan nga policia, ndërsa mbrëmë Bullgaria e transportoi sekretarin e sulmuar me një aeroplan qeveritar për t’u trajtuar në një spital në Sofje.

Për dy vite Bullgaria kishte vënë veto ndaj Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sepse nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe konteston një pjesë të madhe të zhvillimeve historike. Vetoja u hoq vitin e kaluar në qershor, me kushtin që vendi të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë bullgarët si një komb shtet-krijues.(INA)

Të fundit