04/05/2024
8.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestat me bllokim të rrugëve, e drejtë e pakontestueshme apo abuzim me të drejtën?

Bllokimi i rrugëve vitale të kryeqytetit, është një praktikë tashmë e parë shpeshherë në Shkup, e kanë bërë pa përjashtim të gjitha partitë politike, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, e cila nga sot, do të mbaj të bllokuara disa udhëkryqe vitale në intervalin kohor mes ora 15- dhe ora 17, në shenjë paknaqësie për siç thonë, zhvillimin e fshehtë të negociatave të cilën qeveria e bën me Bullgarinë për çështjen e identitetit, shkruan Zhurnal.

Kujtojmë se në vitin 2006 kur në qeveri u fut PDSH ndonëse nuk i fitoi zgjedhjet, BDI mbante të bllokuar udhëkryqin te qendra tregëtare Mavrovasja në Shkup,ndërsa të freskët e kemi edhe bllokimin shumëmuajsh të qytetit përmes protestës masive “Revolucioni i Larmë” kundër qeverisë Gruevski.

Nuk janë të pakta incidentet mes protestuesve dhe qytetarëve tjerë të cilët donë të thonë se u cenohet liria e lëvizjes.

Sociologu Fahmi Osmani thotë për Zhurnal.mk, se të paktën 20 qytetarë mund të shprehin mendimin e tyre publikisht ose të mbajnë protestë në ambient të hapur dhe kjo është e rregulluar me ligjin për tubime publike, dhe si e tillë është një e drejtë politike dhe qytetare në shoqëritë e zhvilluara.

“Zakonisht shfrytëzohet nga grupe të caktuara që ndjehen të diskriminuara, me qëllim ushtrimi të presionit mbi institucionet shtetërore për ta realizuar qëllimin e dëshiruar. Që protesta të ketë efektin e duhur, ajo duhet të jetë mirë e organizuar dhe varrësisht nga rëndësia e çështjes dhe arsyes së mbajtjes varet edhe intenziteti dhe radikalizimi i saj”, thotë Osmani.

Sipas tij nevojitet edukim për zhillim të shkathtësive qytetare dhe politike të qytetarëve për të identifikuar motivet e protestes, me çrast do ta kishim bërë vlerësimin se a duhet ti bashkangjitemi apo jo, një proteste të caktuar.

Një numër i madh i qytetarëve të cilët arsyet e protestës mund edhe të mos i kenë kauzë të tyre, shfaqin mllef dhe revoltë nga shkaku se bllokimi i rrugëve të qytetit i bën ata në ngelin të bllokuar në automjetet dhe autobusët urban për disa orë. Kjo vetvetiu ngrit dilemën nëse ka abuzim të të drejtës për protestë.

Aktivisti qytetar Petrit Saraqini thotë se për fat të keq, VMRO-DPMNE përsëri përmes manipulimeve dhe lajmeve të rreme po e keqpërdor të drejtën për protestë. Ai thotë se kjo e drejtë është e pamohueshme, mirëpo e njëjta nuk duhet të cënojë të drejtën e qytetarëve tjerë për lëvizje të lirë.

“Edhe kur bllokohen rrugët në shenjë proteste, duhet pasur mundësi për qarkullim alternativ të qyteatarëve si dhe kalim për raste urgjente. Bllokimi i rrugëve është metodë e skajshme e protestës, përdoret kur janë shfrytëzuar shumë metoda tjera të protestës që nuk kanë dhënë fryt, kurse VMRO-DPMNE-ja shpesh e keqperdor këtë metodë vend e pa vend, duke manipuluar qytetarët se gjoja po shitet identiteti dhe duke nxitur tensione në kohëra delikate kur duhet zgjidhur ngërçi politik me Bullgarinë për të hapur perspektivat evropiane” , thotë Saraqini sipas të cilit prapaskena e gjithë kësaj është se bëhet për përfitime të ngushta partiake.

Ndryshe nga sot e në disa ditë në vijim, në periudhën nga ora 15 deri në ora 17 rrugët në tre lokacione në Shkup, në afërsi të ndërtesës së “Nova Makedonija”, para Parlamentit dhe te qendra tregtare “Mavrovasja”, do të mbeten të pakalueshme për automjetet bashkë me rrugët në 10 qytete tjera, ndërsa arsyeja për këtë është protesta e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE.

Bllokimi thonë nga partia është paralajmërues dhe ka të bëjë me kërkesën që ti vihet në dispozicion oipinionit dokumenti i negociuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi Special, Vllado Buckovski me qeverinë e përkohshme në Bullgari.

Të fundit