05/10/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Provimi i maturës shtetërore këtë vit më 1 dhe 8 qershor

Këtë vit shkollor, në vend të klasave, provimi shtetëror i maturës do të zhvillohet në korridoret e mëdha në shkolla, salla sportive të shkollave ose hapësira të tjera të mëdha ku do të sigurohen kushte për dhënien e provimit.

Do të ketë më shumë testues në një dhomë të madhe, kështu që kjo risi do të lejojë kontroll më të mirë të asaj që ndodh gjatë provimit dhe do të parandalojë kopjimin ose ndarjen masive të përgjigjeve, siç ndodhi vitin e kaluar në një grup në aplikacionin Viber në provimin e gjuhës angleze, theksuan nga Qendra e Provimeve.

Qëllimi i mënyrës së re të zhvillimit të provimeve është zgjidhja e pavarur e testit dhe respektimi i rregullave për të evituar çdo kopjim apo keqpërdorime tjera si përdorimi i ndonjë mjeti shtesë – tekste, letra, celularë dhe pajisje të tjera elektronike, konsultim me maturantë të tjerë, rishkrim, sjellje të pahijshme ndaj personave të tjerë në dhomë, shkrim i karaktereve të papërshtatshme në test ose tekst që zbulon identitetin, etj.

“Presim që ky ndryshim të sigurojë një atmosferë më të mirë pune gjatë provimit dhe mundësi për maturantët të demonstrojnë njohuritë e tyre objektive, në mënyrë që rezultatet e maturës në përgjithësi të jenë më të besueshme”, tha Biljana Mihajlovska, drejtoreshë e Qendrës së Provimeve Shtetërore, që organizon provimin e maturës shtetërore. (INA)

Të fundit