29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Punëdhënësit në Maqedoni mund të aplikojnë për ndihmë financiare rreth pagesës minimale

Prej sot mund të aplikohet për fitimin e ndihmës financiare për pagesën e pagës minimale. Në ueb-faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tani më ekziston softuer përmes të cilit mund të dorëzohet kërkesë për ndihmë financiare për pagesën e dallimeve të kontributeve të neto pagës minimale së rritur.

“Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të realizojnë përmirësim me vendosjen e shifrës 103, vetëm për personat e punësuar që kërkojnë sigurimin e ndihmës financiare”, sqarojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Të drejtë të shfrytëzimit të kësaj mbështetje financiare kanë të gjithë punëdhënësit që janë të liruar nga pagesa e kontributeve nga sigurimi kompetent social apo tatim të të ardhurave personale për personin e punësuar. Aplikantët duhet të kenë status të obliguesit aktivë dhe që kanë pushuar detyrimet për pagesën e pagave, kontributet prej sigurimit të detyrueshëm social dhe tatime, përfshirë ditën e fundit nga shkurti apo muajt e tjerë që kërkojnë kësi lloj mbështetje financiare.

Ndihma financiare po realizohet sipas pagesës së pagës për muajin për të cilin sigurohet. Pagesa po kryhet përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Të fundit