28/04/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Punëtoret në Postën e Maqedonisë protestojnë për status të pa rregulluar

“Nëse do të bënit një analizë në postën e Maqedonisë jemi të punësuar me shumë se 240 persona që punojmë me kontratë pune, kontratë që nga puna që bëjmë nuk përfitojmë asgjë tjetër përpos pagës mujore që marrim e cila është 15.000 denarë. Shumica nga ne jemi të punësuar më shumë se 5 vite dhe që nga koha që jemi punësuar për neve si punonjës të Postës së Maqedonisë nuk ka pasur asnjë ndryshim për vetëm se vitin e parë të punës paga ishte 18.000 denarë kurse më pas kjo u bë në 15.000 denarë që do të thotë se neve si punonjës nga ky institucion na është bërë padrejtësi dhe e njëjta po vazhdon.

Kuptohet që kërkesat tona kanë qenë vazhdimit dhe kemi bë thirrje që të ketë ndryshime të paktën të kthehet paga që kemi marr në fillim 18.000 denarë por kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar dhe argument ka qenë se Posta e Maqedonisë është në humbje dhe nuk ka mundësi financiare për përmasimin e pagave ku edhe nga kërkesat tona që të kemi vendim pune në përgjigjet që kemi marrë nga drejtoria ka qenë njëjta arsye se Posta është në humbje dhe nuk kemi të drejtë që të japim vendime pune. Gjithsecili nga ne punon në këtë institucion më shumë se 5 vite kurse nga ky institucion për ne nuk është paguar as edhe një muaj në fondin pensional, ne nuk jemi të siguruar, madje ka pasur raste ku shumë nga kolegët kanë qenë të sëmurë apo me raste të tjera ku nuk ka pasur mundësi të vijnë në punë, për ditët që nuk kanë ardhur në punë u është hequr mëditja.

Posta e Maqedonisë në “Krizën të cilën e ka” hap konkurs për 80 vende të reja pune, ku në drejtimin që në punojmë konkretisht postier nuk ka hapur konkurs dhe sinqerisht për në si punonjës është i pa pranueshëm dhe i pa drejtë ky konkurs.

Apelojmë deri tek Drejtori gjeneral i Postës që të bëhet zgjidhje ndaj nesh në veçanti apelojmë kryeministri Zaev i cili në fushatë parazgjedhore u zotua se do të bëjë një jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë dhe që do t’ju ofroj kushte që të mos largohen nga RMV”, deklaroi Besar Mamuti në emër të të gjithë kolegëve.

Të fundit