27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

PUSHTIMI TURK I BALADAVE SHQIPTARE

Çfarë ndodhi me baladën e mrekullueshme “Sytë e tu” të Frederik Ndocit? Përse u
shua balada e pavdekshme “Kur një ditë të kthehesh ti” e mbretëreshës së këngës,
Nexhmije Pagarusha?
Balada e mirëfilltë shqiptare pothuajse po shkon drejt zhdukjes. Në mbarë botën
shqiptare gjithnjë e më shumë pëlqehet të këndohet zhanri tallava ose balada me ritme
melankolike turke dhe arabe. Qëllimi i këtij shkrimi është që të pasqyrojë
orientalizimin e baladës shqiptare, si dhe problematikat e saj në këto dy dekadat e
fundit.
Rryma muzikore e turkobaladave ka lindur ne vitet 1990 në Kosovë dhe në
Maqedoninë shqiptare. Këto balada e kane prejardhjen nga zhanri kontroversial i
muzikës turke i quajtur ARABESK. Muzika Arabesk në Turqi u krijua nga emigrantë
që erdhën nga provincat e Anadollit dhe u shpërngulën në qytetet e mëdha të Turqisë.
Në vitet 1970, Radiotelevizioni shtetëror turk, TRT, e ndaloi këtë zhanër sepse
meloditë e tij ishin tepër arabe dhe në tekstet e këngëve përcillej pesimizëm i
skajshëm. Gjate koncerteve të këngëtarit legjendar të muzikës arabeske, Muslum
Gurses, adhuruesit e tij prisnit damarët duke vuajtur e qarë me tekstet e tij që ndjellnin
shumë dhimbjen.
Në mes të viteve 1990, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, të frymëzuar
nga këngëtarë turq si Ibrahim Tatlses, këngëtarë të rinj shqiptarë si Zyber Avdiu,
Muharrem Qalili [Memi], Adem Ramadani, Xhemil Saliu e të tjerë sollën për arsye
kulturore dhe fetare stilin e baladave dëshpëruese 100% lindore e aspak vendore
shqiptare.
Ndonëse jo shumë, këngëtarët e famshëm si Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Gena
kanë eksperimentuar me turkobaladen në Shqipëri. E keqja është se dalëngadalë këto
balada po shkrihen me muzikën popullore shqiptare.
Ndikimi i kulturës osmane mbi muzikën e Shqipërisë së mesme sidomos në këngët e
kësaj zone nuk mund të mohohet. Gjithsesi ato ruajnë një lloj dallimi vendor dhe nuk
ngjasojnë me baladat arabeske. Është e pa kuptimtë që këngëtaret e këtij zhanri ta
quajnë veten këngëtarë të muzikës popullore. Muzika tallava e tyre nuk i ngjan
muzikës sonë popullore. Një fakt ironik është se këngëtarët shqiptarë në Turqi e
ruajnë me fanatizëm muzikën tradicionale shqiptare. Ata nuk e shtrembërojnë
muzikën e të parëve të tyre megjithëse janë të lindur e rritur në Turqi. Mbetet e pa
shpjegueshme mungesa e atdhetarisë së artistëve vendas veçanërisht atyre të Kosovës,
të cilët e poshtërojnë muzikën e atdheut tre tyre me turkobaladat.
Një prej problemeve të këtyre baladave janë tekstet e tyre vajtuese. Këto këngë në
përmbajtjen e tyre kanë çështje standarte si kurbeti, humbja e një dashurie, vdekja e
prindërve dhe tradhtia. Çka është më e keqja është kur një këngëtar nëpërmjet
turkobaladës së tij përcjell mesazhin e vetvrasjes sepse e ka braktisur i dashuri ose e
dashura. Këto tematika i bëjnë dëm shëndetit mendor të shoqërisë sonë. Rinia e ditëve
të sotme ka shumë nevojë të ushqehet me optimizëm, sepse kjo moshe është e rrethuar
nga kotsia e kafeneve dhe pesimizmi i qoftoreve. Një këngëtar duhet të krijojë dëgjues
që t’i harrojnë për pak çaste problemet e përditshme. Dëgjuesit dhe pëlqyesit e saj ose
e tij qëllon që të kenë hallin më të madh në jete dhe një baladë vajtuese mund t’i
shtyjë deri në vetvrasje.
Kur thuhet fjala baladë të vjen në mend një këngë me melodi te ngadaltë dhe me tekst
që shpreh thellësisht ndjenja të çfardolloji. Balada e vërtetë shqiptare nuk është e tëra
me elemente lindorë dhe ritmet e saj kanë anim perëndimor. Është e vërtet se baladat
në përgjithësi përçojnë dhembje, por një baladë shpreh bukurinë dhe triunfin e
dashurisë. Për shembull, [Eja, eja luleborë, se me ty do thur kurorë.] Lulebore është
një baladë e vërtetë shqiptare ku mbizotëron optimizmi për dashurinë.
Si përfundim, baladat e sotme janë më shume turke se shqiptare. Është paradoks sesi
këngëtarët shqiptare që duhen të jenë elita e kombit e injorojnë luftën e heroit tone
Gjergj Kastrioti ndaj turqve. E ardhmja e baladave është e mjegullt. Le të punohet që
rryma e turkobaladave të largohet dhe të mbesin vetëm baladat tona, sa të bukura aq
edhe origjinale.shkruan Isida Dervishhasani përcjell TV KOHA

Të fundit