Në kuadër të nismës së Qendrës për Kulturë, për zhvillimin e jetës kulturore dhe
artistike në qytetin tonë, së shpejti do të formohet Kori i Fëmijëve të Qytetit të
Tetovës, një projekt që synon të bashkojë zërat e pastër e të sinqertë të fëmijëve
nga shkollat fillore të Tetovës me rrethinë, njoftuan nga qendra për kulturë në
Tetovë.Sipas njoftimit, në këtë kor do të marrin pjesë nxënës të klasave të 3-ta, 4-ta
dhe 5-ta, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin talentin e tyre muzikor dhe të
përfaqësojnë shkollën e tyre në një ansambël të përbashkët qytetar. “Qëllimi i
formimit të këtij kori është të kultivojë dashurinë për muzikën, të zhvillojë
ndjenjën e harmonisë, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë kolektive, por edhe të
krijojë hapësira të reja për afirmimin e fëmijëve në fushën e artit dhe kulturës.
Muzika, si gjuha më universale, do t’i bashkojë këta fëmijë në një përvojë të
paharrueshme, duke i mësuar se bukuria qëndron në unitet, përkushtim dhe frymë
të përbashkët” thuhet në njoftimin e qendrës për kulturë në Tetovë.Ky projekt
është një ftesë për të gjithë fëmijët që duan të këndojnë, të mësojnë dhe të bëhen
pjesë e diçkaje më të madhe se vetvetja dhe është një përpjekje e përbashkët për ta
bërë Tetovën një qytet që kumbon edhe me zërin e fëmijëve. Me realizimin e këtij
projekti, synojmë zbulimin e talentëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë
figura të njohura për kulturën dhe qytetin e Tetovës.