17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria amniston funksionarët hajna, harron parimet e BE’së dhe të burgosurit shqiptarë

Shkruan: Fejzi Hajdari

Kjo qeveri, sidomos faktori shqiptarë në të, në vend që të angazhohet për lirimin e më shumë shqiptarëve të pafajshëm viktimë e proceseve të montuara politike që vuajnë dënimin, po krijon kushte për kthimin e kriminëlevë dhe të korruptuarve politikë që momentalisht gjenden në arrati, por edhe për uljen e dënimit të atyre funksionarëve që do të “vidhnin”, “plaçkisnin” dhe do të kriminalizonin. Së fundmi, ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan vetëtimthi nga Parlamenti, parashohin uljen e dënimeve për funksionarët, dhe, realisht, krijojnë edhe kushte për kthimin në vend, të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ligji i cili u përgatit nga Ministria e Drejtësisë, parasheh edhe “privilegje” dhe “benificione” tjera, për funksionarët hajdutë.

I gjithë ky teatër me palaço dhe klounë qeveritarë që drejtojnë shtetin, po luhet me guxim të madh para syve të fatorit ndërkombëtarë, sidomos para syvë të përfaqësuesve të BE-së, të cilët kanë shfaqur shumë vërejtje për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit në rradhët e pushtetit. Dhe pikërisht kjo qeveri joserioze e cila Maqedoninë e Veriut (MV) po e çon drejtë humnerës, paperspektivës, rritjes së varfërisë, rrënimit të sistemit të gjyqësorit dhe ikjes së rinisë, në vend që t’i përmbush obligimet dhe vërejtjet e BE’së, sikur po e bënë të kundrtën!

– Parashtrohet pyetja, Pse?
Nuk ka arsye tjetër, përvec se – Shmangies nga rruga e BE’së.

Si mundet një shtet si Maqedonia e Veriut (MV) që thotë gjithë ditën se pretendon BE-në, e cila rregullisht ka shfaq vërejtje serioze madje edhe ka zvarritur datën për fillimin e negociatave me Maqedoniën pikërisht për nivelin e lartë të korrupsionit, të miratoj një ligj për uljen e dënimeve, që është kryekëput në kundërshtim me parimet e BE’së?
Sjellja e këtillë, tregon se qeveria më së paku ka për qëllim luftën kundër korrupsionit, e aq më pak hapjen e perspektivës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Veprimet e këtilla të njerëzve të qeverisë, po dëshmojnë se ata nuk janë të interesuar aq sa krekosen për BE-në, sepse kanë frikë se integrimi në BE, në të ardhmen do tua pamundësonte vjedhjet dhe plackitjet në përmasa skandaloze, sic i kanë aferat e skandalet sot.

Të fundit