Qeveria sot do të mbajë seancë, ndërsa sipas paralajmërimeve, pritet në të të bisedohet për shkurtimin e orës policore e cila të mund të fillojë nga ora 19 deri në orën 05 të ditës së nesërme.
Seanca është caktuar për në orën 15, ndërsa do të zhvillohet përmes video-komunikimit. Për vendimet e sjellura opinioni do të informohet përmes kumtesës.
Kryeministri Oliver Spasovski sot në intervistë për “Utrinski brifing” konfirmoi se në seancën e sotme do të shqyrtohet propozimi për zbutje të masave pas festës së 1 Majit përkatësisht për shkurtimin e orës policore. Korrnizë më të madhe kohore për lëvizje mund të kenë edhe personat më të moshuar se 67 vjet dhe të rinjtë. sa/